“Qyteti-Studenti” pa energji, CEZ: Është debitor nuk ka shlyer detyrimet
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Gusht 2013, 18:52
"Qytet Studenti" është i pari institucion debitor të cilit i është ndërprerë energjia elektrike.Ky ka qënë vendimi i ndërmarrë nga CEZ shpërndarje, pas disa njoftimeve dhe paralajmërimit të fundit ditën e Enjte, për likuidimin e detyrimeve. Erald Zeneli, drejtor i Faturimit pranë kësaj kompanie, sqaron se akoma nuk ka asnjë reagim nga ky insitucion, prej të cilit fillimisht kërkohet shlyerja e një pjese prej detyrimeve.Ndërkohë që drejtori Zeneli, paralajmëron se për të gjithë institucionet të cilat janë debitore, do të ndërmeret i njëjti hap nëse nuk shlyen detyrimet, CEZ përjashton nga këto insitucione ujësjellësin, godinat nga të cilët qytetarët furnizohen me ujë, por jo zyrat administrative të tyre.