Gjykata e Krimeve të Rënda rrëzon kërkesën e Arben Frrokut

Gjykata e Krimeve të Rënda ka rrëzuar kërkesën e Arben Frrokut për zgjatjen me dy muaj të afateve të hetimit kërkuar nga prokuroria.Prokuroria  kishte kërkuar zgjatjen e këtyre afateve me pretendimin se i duhej kohe për hetimin dhe se dëshmia e Arben Frrokut dhe nipit të tij Jak Jaku që priten të ekstradohen nga Greqia janë me rëndësi për çështjen.Avokati i Frrokut,Tonin Prendi përvec kërkesës për kundërshtimin e afateve,ka kërkuar edhe pushimin e hetimeve pasi, prokuroria e krimve të rënda nuk asgjë që lidh arben frrokun me vrasjen e komisar Dritan Lamaj.Pas dëgjimit të palëve gjyaktësi Sandër Simoni vendosi të rrëzojë kërkesën e Frrokun në argumentimin se prokuroria është brenda kuadrit ligjor dhe mund të kërkojë shtyrjen e afateve të hetimit.Arben Frroku është person nën hetimi ku dyshohet se mbrëmjen e 24 shkurtit ka vrarë komisar Dritan lamaj.Ndërsa ndodhet në greqi në pritje te ekstradimit,i cili pritet të ndodhë pas zbardhjes së vendimit të gjykatës së lartë greke.