Gjenden dy trupa të pajetë në Malësinë e Madhe dhe Durrës, mister arsyet e vdekjes
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Gusht 2013, 20:14
Gjendet një kufomë e seksit mashkull në bregdetin e Durrësit në afërsi të vendit të quajtur "Vollga". Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme, ku kufoma është gjetur i zhveshur, ndërsa mendohet të jetë e moshës rreth 50-62 vjeç. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë shkuar dhe shërbimet e policisë, te cilet kanë nisur punën për identifikimin e viktimës.Po sot rreth orës 15:00 një tjetër person është gjetur i mbytur në ujrat e Liqenit të Shkodrës në një zonë në rrethin e Malësisë së Madhe. Mësohet se viktima është e seksit mashkull rreth 27-28-vjeç është gjetur nga peshkatarët dhe dyshohet të jetë shtetas i huaj.