Lezha, Kolegji vendos pushimin e çështjes. Bykylbashi: Kolegji, vendim nën presion
Kolegji Zgjedhor ka vendosur të pushojë çështjen në lidhje me kërkesën e Partisë Socialiste për rivotim në qarkun e Lezhës, pas tërheqjes së kësaj të fundit.Partia Socialiste nuk u paraqit në seancë por i ka paraqitur Kolegjit një shkresë ku thekson se është tërhequr nga padia për rivotim të qarkut të Lezhës.Në një prononcim për mediat, përfaqësuesi i PD-së, Oerd Bylykbashi e cilësoi këtë vendim të Kolegjit si një vendim të marrë nën presionin e maxhorancës së re.“Arsyet e PS për tërheqje janë vetëm arsye taktike, se nga fillimi deri në fund është përpjekur të mbulojë atë maskaradë të zbuluar në KQZ. Kolegji vendim haptazi nën influencën e PS, kjo tregon presion të jashtëzakonshëm të PS që me arrogancë po ushtron mbi organin e vetëm ankimor, pasi e shkatërroi KQZ. Ky kolegj vendosi të mbyllë e të mbulojë vjedhjen e madhe që ndodhi në Lezhë” tha Bylykbashi.Sipas tij, ligji parashikon që gjykimi vijon edhe në mungesë, pavlefshmëria mund të shqyrtohet edhe kryesisht, ajo është çështje serioze dhe është interes i publikut dhe jo i palëve.Ndërkaq, Kolegji Zgjedhor pritet të marrë ditën e sotme në shqyrtim ankimimin e Partisë Demokratike për rinumërimin e të gjitha kutive të qarkut Lezhë. Në ankimim, PD kërkon rinumërim të të gjitha kutive për shkak të parregullsive të hasura gjatë numërimit në këto qark.“Partia Demokratike kërkon rinumërimin dhe rivlerësimin e fletëve të votimit të të gjitha qendrave të votimit në Lezhë. Praktikisht të njëjtat fletë që u panë në KQZ dhe u rinumëruan e rivlerësuan, t’i rivlerësojë e rinumërojë Kolegji, e t’i fusë në rezultat”, theksohet në kërkesën e PD-së.Pas rinumërimit të kutive nga KQZ, Partia Demokratike rriti diferencën nga 39 në 740 vota.Veprimi i KQZ-së u cilësua i paligjshëm nga Kolegji i cili vendosi mos përfshirjen e votave në rezultatin përfundimtar.