Seria A me yje në sulm
Sezoni i ri që starton me 24 gusht do ta gjejë Serinë A me disa yje të blerë gjatë merkatos së verës. Sulmi që kanë qenë edhe reparti më i dobët në sezonet e fundit në të gjitha skuadrat është konsoliduar.Kampionia e Italisë, Juventusi më në fund duket se ka gjetur jo një top player por dy. Yll Argjentinas, Carlito Tevez padyshim që është goditja më e madhe. Argjentinasi rrëmbeu numrin 10-të atë që sezonin e kaluar nuk mundi ta marr asnjë fubollistë. Ai ka një përgjegjsi të madhe mbi shpinë por që me klasin e tij me shumë mundësi do ta kaloj edhe këtë pengesë me sukses.Përkrah tij do të jetë Llorente që erdhi me parametra zero nga Bilabao por që gjatë fazës përgatitore ka treguar një formë të jashtëzakonshme duke formuar një dyshe magjike. Një çift që na kujton Del Pieron dhe Trezeguet por me një dallim të madh atë së bashku konkurronin për këpucën e artë në Serinë A ndërsa Tevez dhe Llorente ende kanë kohë për ta treguar.Napoli i Benitezit ka humbur një yll por ka rigjetur një tjetër. Pas largimit të Edison Cavanit për një shifër rekord prej 64 milionë euro ka ardhur edhe blerja e Higuain nga Reali i Madridit për ët mbushur vendin e lënë bosh. Napolitanët janë në kërkim të një tjetër goditje të madhe në sulm ku objektivi kryesor është Jackson Martinez ndërsa alternativa mbetet Sanchez i Barcelonës.Sulmi i Milanit ka vetëm një emër, Mario Balotelli. Sulmuesi Italian ëshët pika referuese e vijës së parë të sulmit dhe do të ndihmohet nga El Sharaiu si dhe një blerje që mund të jetë një mes Hondes, Ljajiç dhe Ola John.Sulm të frikshëm ka edhe Udineze me golashënuesin më të mirë të Serisë A, Di Natale dhe Muriel mund të presësh gola spektakolar. Të dy kanë luajtur së bashku edhe sezonin e kaluar por jo në shumë ndeshje pasi Muriel qëndroi jashtë fushave për një periudhë kohe për shkak të një dëmtimi.Ndërsa Seria A pritet të ngrejë siparin e saj, një gjë ngelet e sigurt këtë sezon do të ketë më shumë gola të shënuar dhe pse jo më shumë spektakël.