Bayern Munich i shtohen edhe 30 mijë tifoza të rinj
Bayern Munichu ka njoftuar për një rritje në anëtarësim prej 30 mijë tifozëve të rinj (totali 217,241), të cilët tashmë e kanë bërë klubin me numrin më të madh të anëtarësimeve në Gjermani dhe të dytin në Evropë.Fituesit e Tripletës kanë njoftuar për një rritje prej 30 mijë tifozëve të regjistruar për edicionin 2012/13, duke e çuar numrin total të anëtarësimeve në 217,241. Kjo shifër i afron ata me Benficën, të cilët e kanë numrin më të madh të anëtarësimeve në Evropë me 224,000 tifozë.Rregullat në Bundesliga kërkojnë që klubet t'i kenë më shumë se 51% tifozë të anëtarësuar, por rritja e fundit e Bayernit, e ka ngritur përqindjen e tyre në 81.8%, dhe e ka bërë klubin e parë gjerman që e ka kaluar shifrën e 200 mijë tifozëve të anëtarësuar.Presidenti i klubit, Uli Hoeness, foli me krenari për këtë përparim të klubit dhe ka thënë se së shpejti presin ta tejkalojnë edhe Benficën."Ne te FC Bayern jemi shumë krenarë për këtë rritje sensacionale në anëtarësime, në hapësirën e vetëm një viti. Nëse vazhdon kështu, jemi vetëm një hap larg të qenit klubi me më së shumti anëtarësime në botë", deklaroi Hoeness.