Rooney, Suarez, Bale dhe Fabregas, emrat më të përfolur të kësaj merkatoje vere
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Korrik 2013, 19:02
Wayne Rooney, Luis Suarez, Gareth Bale dhe Cesc Fabregas, janë emrat më të përfolur të kësaj merkatoje vere.A do të lerë Rooney, Manchester United për Chelsea? A do të shkojë Suarez te Arsenal? A do ti bashkohet Fabregas ish shokut të tij te Arsenal, Van Persie te "Djajtë e Kuq"? A do të qëndrojë Bale te Tottenham apo do të shkojë te Real Madrid?Këto janë disa nga pyetjet që bëhen pothuajse për ditë nëpër gazeta, televizione, internet dhe mes tifozëve, por që ende nuk po marrin një përgjigje të qartë.Merkatoja ka edhe rreth një muaj që të mbyllet ndaj dhe nëse këto katër çështje nuk mbyllen shpejt, atëherë do të jenë deri në fund "telenovela" e kësaj merkatoje vere.