Fyle, MSA për Kosovën, shpërblim i merituar. Të mbyllet në pranverë 2014
Komisioneri për zgjerim, Stefan Fyle, ka deklaruar se Kosova ka shënuar përparime të mëdha në raport të normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë si dhe hapjen e negociatave për MSA-në, arritje me të cilat sipas tij duhet krenuar pasi janë rezultat i punës së Prishtinës.Fyle i bëri këto komente gjatë një konferencë për media me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi.Ai është shprehur i gatshëm që projekt plani për MSA-në të fillojë të diskutohet në vjeshtë duke besuar se në pranverën e vitin të ardhshëm do të mbylleshin negociatat e tilla.Komisioneri për zgjerim Fyle, përgëzoi deputetët e Kuvendit të Kosovës që kanë votuar tetë ligjet e kërkuara nga Bashkimi Europian.Ndërsa kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, tha se ka informuar Komisionerin Stefan Fyle, lidhur me gatishmërinë e Kosovës për zbatimin e marrëveshjes me Serbinë. Gjithashtu lideri i qeverisë së Kosovës tha se me Fylen ka biseduar në lidhje me përgatitjet e Kosovës për proçesin elektoral që do të zhvillohet në 3 Nëntor.