Greqi, miratohet ligji që shkarkon 25000 nëpunës publik

Mes pasigurisë dhe protestave jashtë Parlamentit, qeveria e koalicionit dy partiak në Greqi ka miratuar projekt-ligjin që do të lërë mijëra persona të papunë në shtetin Helen.Votimi ishte testi i parë i madh për koalicionin dypartiak të kryeministrit Antonis Samaras, që prej humbjes së një aleati pas  mbylljes së papritur  te transmetuesit shtetëror muajin e kaluar,.Pas mesnatës,  153 ligjvënës nga 293 të pranishëm  votuan në favor të projekt-ligjit, i cili ishte kusht për të zhbllokuar gati 7 miliard euro  ndihmë nga Bashkimi Evropian dhe Fondi Ndërkombëtar Monetar. Sipas draftit  më shumë se 4000 punonjës shtetërorë, përfshi mësues dhe punonjës së qeverive lokale, do të përballen me largimin nga puna këtë vit.Më tej, 25 mijë do të futen në një grup lëvizshmërie deri në fund të këtij viti. Punonjësit do të kenë një periudhë 8-mujore të pagueshme me 75% të pagave të tyre, gjatë së cilës do të kërkojnë ripozicionimin, e më pas, nëse nuk arrijnë të gjejnë një tjetër departament ata do të mbeten të papunë.Shumë grekë besojnë se, sapo të përfshihen në këtë grup, ata do të jenë në mënyrë të paevitueshme të papunë. Mendohet se afro 11 mijë vetë do të humbasin punën deri në fund të vitit 2014, për të përmbushur kështu kërkesat e Trojkës, së përbërë nga Bashkimi Europian, Banka Qendrore Europiane dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar.Reformat u kaluan  disa orë  para pasi  Ministri gjerman i financave Volfgang Shable -  i fajësuar nga grekët si ai që solli problemet e tyre me masat e kursimit  mbërrinnë Athinë për vizitën e tij të parë në Greqi që nga koha kur  filloi kriza e borxhit në vitin 2009.