CEZ ndërpret energjinë për ujësjellsat debitorë, disa zona pa ujë
Mijëra qytetarë në të gjithë vendin nuk kanë patur ujë pasi ujësjellësat nuk janë furnizuar me energji elektrike. Kompania CEZ shpërndarje, siç kishte njoftuar, ka ndërprerë energjinë për të gjithë ujësjellësat debitorë në të gjithë vendin.Qytete të mëdha si Durrës, Vlora, Elbasani, Korça, Berati,Lushnja, Skrapari etj, janë përballur për disa orë me mungesën e ujit të pijshëm.Kjo situatë ka ngjallur reagimin e drejtuesve vendor, por edhe qyetarëve të cilët kanë kërkuar anulimin e këtij vendimi ekstrem.Prefekti i Durrësit tha se kompania e shpërndarjes së energjisë nuk duhet të marrë masa ekstreme ndaj qyetatarëve që paguajnë rregullisht ujin dhe dritat.Për të zgjidhur situatën ka ndërhyrë edhe policia e shtetit, e cila fillimisht paralajmëroi punonjësit e CEZ të mos ndërpresin energjinë, pasi do të arrestohen.Por pavarësisht kësaj, disa punonjës të CEZ-it në Elbasan, VLorë, Fier e qytete të tjera u shoqëruan në polici.