Thiago Silva:Largimi i Ancelottit, një zhgënjim i madh

Edhe pse Carlo Ancelotti ka nisur aventurën e re me Real Madrid, në Paris ka nga ata që e "qajnë" largimin e trajnerit italian. Është pikërisht kapiteni i Paris Saint Germain, Thiago Silva, ai që shpreh zhgënjimin e tij për largimin e Ancelotit në një intervistë për prestigjiozen Lequipe. Sipas brazilianit skuadra nën drejtimin eAncelottit kishte bërë progres të jashtëzakonshëm, edhe pse shpreh besim ndaj trajnerit të ri Laurent Blanc."Blanc ka qënë një mbrojtës i madh dhe do të jetë një përkrahës i madh për ne që luajmë në mbrojtje. Megjithatë largimi i Carlo Ancelottit është një zhgënjim i madh. Shpresoja që Anceloti të qëndronte, ashtu sic shpresoj të qëndrojë dhe Ibrahimovic. Nuk di të them nëse jemi gati për të fituar Champions League, por vjet iu afruam shumë por u eleminuam nga Barcelona në çerekfinale. Bëmë edhe një sezon madhështor dhe mendoj se jemi në gjendje të synojmë suksesin edhe në Evropë", shprehet Silva.Kapiteni i kombëtares braziliane ka qënë objekt i dëshirave të Barcelonës, që tentoi ta blinte për të përforcuar mbrojtjen. Por ish milanisti që përfiton 12 milionë euro në vit tek parizienët shuan spekullimet duke konfirmuar qëndrimin nën hijen e mrekullisë së kullës EIFFEL."Nuk kam asnjë motiv për tu larguar nga Psg. Megjithatë ndjehem i lumtur për interesimin e Barcelonës, pasi kjo do të thotë që kam punuar mirë", deklaroi braziliani.Me kombëtaren braziliane Thiago Silva triumfoi në Kupën e Konfederatave ndaj Spanjës, duke theksuar se ky sukses solli në vend dinjitetin e skuadrësbraziliane, pasi kishte humbur respektin në arenën ndërkombëtare