Red Bull: Çmimi i Madh i Austrisë rikthehet në kalendar në 2014-ën

Red Bull, ndërmarrja e pijeve energjike që ka në pronësi skuderinë e Formula 1 me të njëjtin emër, lajmëroi të Martën se Çmimi i Madh i Austrisë do të rikthehet në kalendar duke nisur që nga viti 2014.Red Bull Ring, pista që ndodhet në Spielberg, do të jetë vendi ku njëvendëshet e Formulës 1 do të garojnë në sezonin e ardhshëm."Pronari Dietrich Mateschitz ka arritur një marrëveshje me shefin e Formulës 1, Bernie Ecclestone, për të zhvilluar Çmimin e Madh të Austrisë më 6 korrik të vitit 2014", shkruhet në komunikatën zyrtare.Gara e fundit në Austri është zhvilluar në vitin 2003 dhe ajo garë është fituar nga Michael Schumacher me Ferrari.