Ancelotti-Zidane debutojnë me fitore, mposhtin Bournemouthin
Trajneri i ri i Real Madridit Carlo Ancelotti dhe ndihmësi i tij Zinedine Zidane e kanë nisur me këmbë të mbarë aventurën te ekipi mbretëror.Ata kanë mposhtur ekipin Anglez Bournemouth me rezultatin e përgjithshëm 6 me 0. Serinë e golave e nisi portugezi Ronaldo me një supergol nga gjuajtja e lirë në minutën e 22. I njëjti lojtar shënoi edhe golin e dytë në minutën e 41, ndërsa golin e fundit të pjesëlojës së parë e shënoi gjermani Sami Khedira 2 minuta më vonë, në minutën 43.Reali e nisi furishëm edhe pjesën e dytë duke e plotësuar pokerin përmes Higuain në minutën e 47, ndërsa dy golat e fundit dhe të nokautit erdhën në minutën e 68 përmes Di Maria dhe 83 përmes Casemiro.Në këtë ndeshje u paraqitën edhe dy blerjet e reja të Realit Illaramendi dhe Isco.Më poshtë mund të shihni golat dhe golashënuesit e kësaj përballeje.