Etrit Berisha, mund të blindojë portën e Lacios
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Korrik 2013, 20:07
Portieri shqiptar, Etrit Berisha, mund të zërë vendin e Bizarrit i cili u largua drejtë Xhenoas. Sipas “Corriere Dello Sport”, Lacio dëshiron të blindojë portën me portierin e kombëtares shqiptare me numrin një të Kalmarit në kampionatin suedez.Tranfserimi i Berishës në kryeqytetin italian pritet të shtyhet për disa javë, pasi ai është në pritje të pasaportës suedeze, që do ta shndërronte në një futbollist komunitar. Etrit Berisha ka kontratë me Kalmarin deri më 31 Dhjetor, por presidenti Lotito nuk dëshiron të presë qoftë 5 muaj për të rrezikuar që ta humbasë.