Dy goditjet e fundit të Juves
Juventusi nuk ndalet në merkato. Sipas të përditshmes sportive torineze "Tuttosport", kampionët e Serie A i kanë kërkuar Cagliarit sulmuesin kolumbian Victor Ibarbo. Për momentin kërkesa e kuqebluve është mbi 15 milionë euro, shumë kjo që e tremb jo pak Drejtorin Sportiv të bardhezinjve, Giuseppe Marotta.Për të ulur shumën e kërkuar nga Cagliari drejtuesit e Juventusit i kanë propozuar kartonin e Rossit, i cili ndiqet nga Parma.Por nuk mbaron këtu: Juventus kërkon me ngulm edhe mbrojtësin serb të Manchester City, Aleksandar Kolarov, i cili duket shumë pranë transferimit në "Juventus Stadium". Juve ofron 1,5 milion euro, ndërsa 5.5 milionë të tjera do të shlyhen deri verën tjetër, pra në total 7 milionë euro.Ndërsa Juan Camilo Zuniga mund të vishet bardhezi vetëm verën tjetër.