Agim Canaj, trajneri i ri i Vllaznisë
Ajo që ishte paralajmëruar dy ditët e fundit është bërë zyrtare. Agim Canaj u emërua trajner i Vllaznisë, pasi u konsiderua alternativa më e mirë e mundshme nga drejtuesit e skuadrës shkodrane. Në një komunikim për mediat, klubi i Vllaznisë njoftoi se ka rënë dakord me Agim Canajn për një kontratë 1-vjeçare, me të drejtë shtyrjeje edhe për një sezon tjetër.Mësohet gjithashtu, se ndihmësi i Canajt është emëruar ish-trajneri i Akademisë së Vllaznisë, Samuel Nikaj, ndërsa trajner i portierëve do të vazhdojë të jetë Elis Legata. Prezantimi zyrtar i trajnerit të ri të shkodranëve do të bëhet këtë të mërkurë në zyrat e klubit.I kontaktuar nëpërmjet telefonit, vetë Canaj konfirmoi për “Sport Neës” se do të marrë menjëherë frenat e Vllaznisë, ndërsa para prezantimit do të ketë një takim të gjatë me drejtuesit e klubit, për të përcaktuar detajet dhe piketat për sezonin e ri.51-vjeçari shtoi gjithashtu se për momentin nuk mund të flasë për objektiva konkretë, pasi gjithcka do të vendoset pasi të njihet me skuadrën dhe të shihen mundësitë financiare të klubit.Fakti që ndihmësi i Canajt është emëruar një trajner i Akademisë, e përforcon edhe më shumë idenë se Vllaznia e këtij sezoni do të bazohet kryesisht te lojtarët e rinj vendas