Manchester United ndryshon emblemën

Pas 15 viteve skuadra kampione e Anglisë vendos të rikthejë sërish fjalët klubi i futbollit në emblemën e tij.Drejtuesit e Manchester United kanë vendosur që pas 15 viteve sërish të kthejnë fjalët klubi i futbolli në emblemën e vete me qëllim të afrimit të pronarëve të klubit, familjes Glazer me tifozët që prej ardhjes së amerikanëve në krye të klubit gjithmonë kanë qenë kundër, transmeton sporti1.com.Fjalët "klubi i futbollit" janë hequr më 1998, siq kanë thënë për shkak të reproduktimit më të lehtë të reklamës. Megjithatë tifozët kanë qenë qysh atëherë kundër ndryshimit të logos, ndërsa Glazerët tani duan të dëshmojmë se kujdesen për klubin dhe jo vetëm për biznesin."Ne jemi klub futbolli dhe jo biznesi", tha drejtori i ri ekzekutiv, Ed Woodward, i cili para 15 vitesh ishte kundër ndryshimeve.Woodward tha Glazerët, ndonëse shumica nuk mendojnë ashtu, tejet të interesuar për të ardhmen e klubit dhe nuk do ta shesin klubin përkundër probleme financiare. "Këta janë pronar afatgjatë, e kanë blerë klubin para tetë viteve dhe shumë gjatë do të jenë në të", tha ai.