Një Napoli i "çmendur", edhe Jackson Martinez

Çmendet Napoli. Skuadra axurre nuk di të ndalet në merkato pasi presidenti Aurelio de Laurentiis po e mban premtimin për të ndërtuar një skuadër të madhe. Pas shitjes së Edinson Cavanit për 63 milionë euro te Paris Saint Germain, në ekip u afrua bomberi argjentinas, Gonzalo Higuain, por mesa duket, trajneri Rafael Benitez kërkon të ndërtojë një sulm ëndrrash.Objektivi i radhës është sulmuesi i Portos, Jackson Martinez. Drejtori sportiv, Bigon u takua me agjentin e lojtarit për të vendosur piketat e bashkëpunimit dhe pritet që gjatë ditëve të ardhshme bisedimet të avancojnë.Kolumbiani ka një klauzolë largimi prej 40 milionë eurosh por sipas mediave italiane, marrëveshja mund të arrihet për 32 milionë. Por ndërkohë që bisedimet janë përqëndruar te sulmuesi i skuadrës luzitane, Napoli mban nën vëzhgim edhe lojtarin e Juventusit, Alessandro Matri, i cili duhet të gjejë një destinacion të ri.Çështja e lojtarit bardhezi lidhet ngushtë me atë të mbrojtësit Zuniga, i cili për momentin konsiderohet i pashitshëm nga drejtuesit më të lartë të shoqërisë së kaltër.