Reali rinovon me talentin e tij

Real Madrid dhe talenti i akademisë së skuadrës kastiljane, Jese Rodriguez gjetën pikën e përbashkët për zgjatjen e kontratës deri në vitin 2017.Lojtari i kombëtares spanjolle U-20, i vënë në shënjestët nga shumë klube të mëdha europiane, u dha fund në këtë mënyrë spekulimeve, duke zgjedhur ta vazhdojë karrierën nën urdhrat e Ancelottit dhe ndohmësit të tij, Zinedine Zidane.Lajmin e rinovimit të kontratës me sulmuesin e bën të ditur shoqëria nëpërmjet një komunikate në faqen zyrtare në internet.Jese është një nga lojtarët më premtues të futbollit spanjoll. Ai u rrit në akademinë e Real dhe debutoi me ekipin e parë në dhjetorin e vitit 2011.