Ibra: Nuk do të largohem nga PSG-ja

Sulmuesi i Paris Saint-Germainit, Zlatan Ibrahimovic, ka hedhur poshtë thashethemet se planifikon të largohet nga Parc des Princes, për shkak të transferimit të Edinson Cavanit.31-vjeçari ishte njeriu kryesor i kryeqytetasve në fitimin e titullit të Francës duke shënuar 30 gola dhe duke bërë 10 asistime në 34 paraqitje në sezonin 2012/2013 në Ligue 1."Nuk kam arsye të largohem. Unë luaj për PSG-në dhe nuk kam menduar për largim"."Duhet t'i diskutoj detajet me klubin, por nuk ka asgjë të rëndësishme për t'u thënë. Spekulime të këtilla ka çdo verë. Shtypi më transferon te të gjitha klubet evropiane", u ka thënë Ibra gazetarëve.