Trofeu i parë për Guardiolan, Shaqiri mposht Xhakën
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Korrik 2013, 09:45
Pep Guardiola ka fituar trofeun e parë me Bayernin. Bavarezët kanë fituar në finale të Kupës Telekom duke e mposhtur Borussia Moenchengladbach me rezultat të thellë 5:1Në pjesën e parë kampioni i Evropës shënoi tre herë, pas Riberisë dhe Lahmit, gol debutues arriti Thiago Alcantara dhe atë me gjoks. Rezultatin e ngushtoi De Jong nga penalltia, mirëpo në vazhdim të ndeshjes Bayerni realizoi edhe dy herë - shënuan Robben dhe Muller.Mesfushori kosovar i Bayernit, Xherdan Shaqiri në këtë ndeshje luajti nga minuta e 50. Ai zëvendësoi Alcantarën. Kurse në anën tjetër, për Borussian, Granit Xhaka e nisi lojën nga minuta e parë, mirëpo u zëvendësua në minutën e 31.