Guus Hiddink jep dorëheqjen nga trajner i Anzhi Makhachkalas
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Korrik 2013, 20:02
Guus Hiddink ka dhënë dorëheqjen nga posti i trajnerit të Anzhi Makhachkalas - thuhet në një komunikatë të lëshuar në faqen zyrtare të klubit të pasur rus.Trajneri holandez mori drejtimin e Anzhit në vitin 2012, ndërsa është larguar pas vetëm dy ndeshjesh të zhvilluara në sezonin e ri, pas humbjes nga Dynamo Moska.Emri i tij lidhet me postin e trajnerit të Barcelonës që është lënë bosh nga Tito Vilanova, i cili u detyrua të largohej për shkak të trajtimeve intensive kundër kancerit.