Arsenal mund Nagoya Grampus 3 - 1
Francezi Arsene Wenger, është rikthyer te klubi ku pikërisht iku para 17 vitesh, dhe më pas për t'u bërë trajner i ardhshëm i Arsenalit, Nagoya Grampus, por kësaj here jo si trajner por si kundërshtar i këtij ekipi.Topçinjtë e Londrës kanë mposhtur me rezultatin e përgjithshëm ekipin japonez 3 me 1, në kuadër të turneut parasezonal që Arsenali po e vazhdon në Lindjen e Largët.Golat për Arsenalin i shënuan Giroud në minutën e 3-të, dhe Ryo Miyaichi nga penaltia në minutën e 26-të, me të cilin rezultat përfundoi edhe pjesa e parë, megjithëse Arsenali pati edhe raste të tjera për të shënuar dhe gjithashtu edhe e diktoi komplet lojën. Arsenali golin e tretë e shënoi në minutën e 55-të përmes Walcott, ndërsa golin e nderit për Nagoyan e shënoi Yano në minutën e 72-të.Çka vlen të theksohet nga kjo ndeshje, ishte se Arsenali e luajti këtë ndeshje me një mbrojtje të "arnuar" me Mertesacker dhe Sagna si qendërmbrojtës, dhe me një përbërje kryesisht me lojtarë të rinj.Poashtu duhet të theksohet se kjo është fitorja e tretë që Arsenali ka shënuar në kuadër të turneut parapërgatitor, pas dy fitoreve të tjera që shënoi kundër Vietnamit 7-1 dhe Indonezia XI 7-0.Më poshtë po japim përbërjen e Arsenalit dhe golat që u shënuan në këtë ndeshje.ARSENAL: Fabianski; Jenkinson, Sagna, Mertesacker, Gibbs (Miguel), Rosicky (Wilshere), Arteta (Zelalem), Ramsey (Akpom); Ryo (Gnabry), Giroud (Podolski), Walcott (Aneke).