Barça pritet të publikojë emrin e trajnerit të ri, Martino një nga kandidatët
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Korrik 2013, 09:50
Barcelona mund të publikojë në orët në vijim emrin e trajnerit të ri pas lamtumirës së papritur të Tito Vilanovas.Sipas asaj që raporton spanjollja "Marca", Drejtori Sportiv i katalanasve Andoni Zubizarreta do të udhëtojë drejt Buenos Aires për të takuar trajnerin e Newell's Old Boys, Gerardo "Tata" Martino.Bashkëkombasi i Lionel Messit është një ndër kandidatët potencialë për të marrë drejtimin e Barçës dhe për këtë ka edhe përkrahjen e yllit argjentinas.