Aksidenti në Spanjë, sporti në zi

Të paktën 78 persona deklarohen të vdekur dhe më shumë se 140 të tjerë të plagosur pas një aksidenti hekurudhor. Ngjarja tragjike ndodhi gjatë pasdites së djeshme në Santiago de Compostela, në rajonin e Galicias në Spanjë.Në trenin e shpejtësisë së lartë udhëtonin rreth 240 persona.Menjëherë pas ngjares, futbollistë, klube futbolli dhe sportistë të ndryshëm spanjollë dhe jo vetëm dërguan menjëherë mesazhet e tyre të ngushëllimit për familjen e viktimave dhe shprehën solidaritetin për të plagosurit. Një prej tyre ka qënë edhe piloti spanjoll i Formual 1 FernandoAlonso."Është një dhembje e pashembullt. Ti je duke menduar për punët e tua, je në botën tënde, dhe më pas merr një lajm të tillë dhe e kupton se sa budalla je. Jam shumë pranë të gjithë personave të goditur dhe do ia dedikoj atyre garën time", është shprehur piloti spanjolli i Ferrarit.