David Trezeguet nënshkruan me Newell's Old Boys
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Korrik 2013, 09:06
Ish-sulmuesi i Juventusit, David Trezeguet, ka nënshkruar kontratë njëvjeçare me klubin argjentinas, Newell's Old Boys."Mirë se vjen Mbreti David. Po ta jap fanellën që do të lejojë të komunikosh me publikun që nga sot", ka thënë presidenti i klubit, Guillermo Lorente.Francezi 35-vjeçar, i cili ka origjinë argjentinase, së fundmi u largua nga River Plate, klub me të cilin kishte nënshkruar në vitin 2012.Trezeguet nuk ka luajtur që nga marsi i këtij viti për shkak të lëndimit të gjurit, por tash është rikuperuar dhe është i gatshëm për aksion.