Heynckes dhe Koeman refuzojnë Barçën

Tekniku gjerman Jupp Heynckes dhe ai hollandez Ronald Koeman kanë deklaruar sot se nuk pranojnë që të zëvendësojnë Tito Velanovan në krye të Barcelonës.Heynckes, 68 vjeçar, fitues i gjithçkaje me Bayern Munchen në një sezon, u shpreh se është e pamundur që nga ai të rikthehet në futboll pas "pensionit".Ofertën për të qënë trajneri i ri i Barçës e ka refuzuar edhe hollandezi Ronald Koeman, ish futbollist i katalanasve."Trishtohem para së gjithash për Vilanovan dhe kjo tani për tani më shqetëson. Kurrsesi nuk mendojë që ta marrë rolin e trajnerit në Barcelonë", u shpreh 50-vjeçari.