Shëngjin, Plazhi i Kunës ende pa një rrugë, duhet të kishte përfunduar në Maj
Ka një bregdet të mrekullueshëm, por infrastrukturë rrugore që po penalizon të gjithë zonën. Shëngjini vazhdon të vuaj sërish, dhe rruga e Kunës mbetet sërish shqetësimi i këtij sezoni.I planifikuar për të përfunduar në Maj të këtij viti, ky investim që mendohej se do të zgjidhte përfundimisht problemet infrastrukturore përgjatë gjithe zonës së Kunës, vazhdon të penalizojë turizmin në këtë bregdet. Banorë të zonës dhe pushues, e konsiderojnë si një mangësi elitare mos përfundimin e këtij segmenti rrugor, gjë e cila sipas tyre ka ndikuar në uljen e pushuesve edhe këtë sezon.Rruga e Kunës në bregdetin e Shëngjinit ka qënë një nga nevojat më imediate të zonës, po gjendja nuk ka ndryshuar. Premtimi për ta realizuar këtë segment rrugor para nisjes së sezonit turistik, ngjalli shpresa tek bizneset për një fluks në rritje të pushuesve, por sërish situata është e njëjtë dhe duhet të presin vitin tjetër për ta parë ndoshta këtë ndryshim.