Bashkia e Gjirokastrës nuk shpërndan fondin për bebet e porsalindura

2 milionë lekë të rinj është borxhi që Bashkia Gjirokastër i detyrohet të gjitha bebeve që kanë ardhur në jetë që prej vitit 2010.Nënkryetarja e kësaj Bashkie, Vito Muço, shprehet se shpërblimi modest prej 5 mijë lekë që merr çdo nënë pas lindjes, nuk po jepet si mungesë e fondeve. Çdo vit në Gjirokastër shënohen mbi 200 regjistrime. Në bazë të statistikave mësohet se për vitin 2010 dhe 2013 nuk është dhënë asnjë shpërblim, ndërkohë që për vitet 2011 dhe 2012 nga 521 fëmijë të lindur, shpërblim është dhënë vetëm për 165 prej tyre.Në total nënat që janë në pritje për të marrë shpërblimin modest, shkon mbi 400. Për këtë Bashkia Gjirokastër ka bërë disa kërkesa drejtuar Ministrisë së Brendshme. Ky institucion përgjegjës për dhënien e fondeve për shpërblimin e fëmijëve të ardhur në jetë me vendim të Këshillit të Ministrave në Qershor të 2008-ës, por deri tani Bashkia Gjirokastër nuk ka marrë asnjë shtesë fondi duke qëndruar debitore ndaj nënave dhe bebeve të ardhura në jetë.