Berisha në “Facebook”, akuzon qeverinë e re: Ndarje torte për orekse të sëmura
Kryeministri Berisha ka reaguar në rrjetin social “Facebook” lidhur me strukturën e re të qeverisë Rama, të cilën kryeministri në detyrë e quan, qeveria “Piktori 1”.Në një postim të publikuar në profilin e tij, Berisha akuzon Ramën se ka rritur me 30% shpenzimet për veten e saj, dhe me po kaq numri i anëtarëve të saj. Ndarjen e bërë nga Rama, kryeministri në detyrë e cilëson si ndarje të tortës për orekse të sëmura.Duke iu referuar ndarjes së ministrive, Berisha thekson se “Shkenca për qeverinë “Piktori 1″ nuk egziston (e gjora mori malin!); Kushërira Koleka merr administratën në varësi, për hatër të kushëririt dhe 1 milion hektarë pyje mbeten jetim”.
Ja se çfarë shkruan kryeministri Berisha në “Facebook”.“Fillim i mbarë për të luftuar krizën!Rriten shpenzimet e qeverisë për veten e saj me 30%!Të dashur miq, risitë e para të qeverisë "Piktori 1" janë:-rritet me 30% numri i anëtarëve të kabinetit;-rriten me 30% shpenzimet e qeverisë për veten e saj. Kështu mendon ai se luftohet më mirë kriza?!-shkenca për qeverinë "Piktori 1" nuk egziston (e gjora mori malin!);-kushërira Koleka merr administratën në varësi, për hatër të kushëririt;-1 milion hektarë pyje mbeten jetim;Ndarje torte për orekse të sëmura. Hajde qeveri hajde! Sb”