Vrau me thikë të fejuarën,"arrest në burg" për 27-vjeçarin

Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë sot masën e sigurisë "arrest në burg" për Ersnik Gjoshin, 27-vjeçari i cili vrau me thikë të fejuarën e tij 17-vjeçare.Ndaj 27-vjeçarit rëndon akuza e vrasjes për shkak të marrëdhënieve familjare dhe mbajtjes pa leje të armëve të ftohta.Në sallën e gjyqit i akuzuari Gjoshi ka shfaqur pendesë për krimin e bërë ndërsa është shprehur se nuk e përballon dot qëndrimin në burg. Sipas tij, ka qënë e fejuara e tij e cila e ka goditur në fillim me thikë dhe më pas e ka qëlluar ai.Ngjarja e rëndë është shënuar pasditen e së djelës (21 korrik) në banesën e tyre në fshatin Hekal, disa km larg Tiranës ku 27-vjeçari qëlloi me thikë në zemër të fejuarën e tij Anxhela Hado e cila gjeti vdekjen e menjëhershme.Sipas policisë krimi nga ndodhur pas një konflikti të çastit mes autorit të krimit dhe të fejuarës së tij 17-vjeçare.Gjoshi është gjykuar nga Krimet e Rënda kjo pas ndryshimeve të bëra në kodin penal si pasojë e të cilave të dyshuarit për krime brenda familjes do të gjykohen nga kjo gjykatë.