Korçë, Tension në gjyqin e pikturave, Xega debat me dëshmitarët e gjykatësin
Seanca e radhës për 64 pikturat e zhdukura nga galeria e arteve Guri Madhi në Korçë është shoqëruar me tension dhe ngritje tonesh mes të pandehurit Sotiraq Xega dhe trupit gjykues. Një situatë e tille është krijuar për faktin se i akuzuari Xega ka zgjedhur të mbrohet pa avokat dhe duke mos njohur procedurat e gjykimit ndërhyn dhe ndërpret dëshmitarët pa i dhënë fjalën gjykata.Situata është agravuar edhe më tej kur pasi dëshmoi Vasillaq Nica gjyqtarja i ka kërkuar të largohet por Xega është irrituar, sepse sipas tij ai gënjeu në dëshminë e tij dhe për këtë duhej të qëndronte për të thënë të vërtetën.Ky tension dhe thyerje e etikës së të folurit nga ana e të pandehurit ka bërë që seanca të ishte e pamundur të zhvillohej ,ku priteshin të dëshmonin edhe tre dëshmitarë të tjerë. Ndërsa në irritimin e tij Xega ka shkuar deri atje sa ka kërkuar zëvendesim të trupit gjykues, dhe kjo ka bërë qe gjyqtarja të ndërpresë edhe seancën.Tashmë gjykimi për 64 pikturat e zhdukura, 27 prej të cilave i përkasin piktori Vangjush Mio, do të rinisë pasi të jetë zëvendësuar trupi gjykues, ndërsa ende nuk është zbardhur asnjë detajë i ri nga hetimet e prokurorisë. Deri më tani ende nuk ka asnjë autor për zhdukjen e tyre dhe se ku mund të jenë pikturat.