Shtyhet seanca gjyqësore ndaj Presidentit të ekipit të “Besës”

Shtyhet për ë 16 shtator seanca gjyqësore ndaj presidentit të ekipit të futbollit të Kavajës, Nexhat Bizhdili.Avokati mbrojtës Ardian Visha kërkoi shtyrjen e seancën me arsyetimin se kërkonte më shumë kohë për tu njohur me dosjen e klientit të tij.Presidenti i Besës akuzohet nga Prokuroria se ka tentuar trukimin e disa ndeshjeve të superiores, si për Apolonia–Besa 2-1, Tomori–Besa 1-0 dhe Besa-Shkumbini 1-1, si dhe takimet e kampionatit të 17-vjeçarëve, Lushnja–Besa 1-2 dhe Dinamo–Besa 1-0.Edhe pse rezultatet e këtyre takimeve nuk kanë përfunduar sikurse ka tentuar presidenti kavajas, përgjimet telefonike, sipas akuzës janë prova të pakontestueshme që rëndojnë pozitën e Bizhdilit.Ky është procesi i parë i këtij lloji në Shqipëri, ku një president klubi akuzohet për trukimin ndeshjesh. vijon...