Struktura e qeverisë së re, Rama: 15 ministri, më shumë punë e pak shpenzime

Në 4 vitet e ardhëshme, Edi Rama do të drejtojë një qeveri me 19 ministra dhe 1 zëvendëskryeministër, pa portofol.Kryeministri i ardhshëm, prezantoi strukturën e qeverisë së majtë, e cila parashikon 16 ministri, ndërsa 3 ministra do të kenë zyra në kryeministri por nuk do drejtojnë ministri të veçanta.Në këtë mënyrë, Edi Rama i mbetet besnik premtimit të tij, për të zgjeruar qeverinë, por pa rënduar shpenzimet.“ Qeveria e re do të jetë një strukturë e ndërtuar mbi bazën e një analize mbi strukturën ekzistuese , që përbën një trup me shumë parazitë dhe që kërkon shkurtime. Qeveria është ndërtuar mbi bazën e prioriteteve të vendit, duke u konsultuar edhe nga strukturat e qeverive të reja në Bashkimin Europian. Do të ketë në fokus përgjegjesi mes sektoreve dhe për të krijuar kushte për një bashkëpunimsa më të mirë mes tyre. Do ristrukturojmë në mënyrë të plotë organikën e kryeministrisë, do të bëjmë shkurtim të kësaj organike, si dhe do të krijojmë një raport të drejtë dhe efikas, mes kabinetit të kryeministrit dhe degëve të ministrive,”u shpreh RamaAshtu siç ishte parapajmëruar, Edi Rama, ka vendosur ndarjen e 2 ministrive, atë të Ekonomisë dhe Transportit.Duke e konsideruar si të rëndë, Edi Rama ka ndarë Ministrinë e Ekonomisë, në Ministrin e Sipërmarrjes që do të trajtojë zhvillimin e ekonimisë, tregëtisë dhe sipërmarrjes dhe në Ministrinë e Energjisë dhe Indutrisë që do mbulojë projektet për zhvillimin në fushën e energjisë dhe pasurive ujore.Ndahet në dy, Ministria e Punëve Publike, Transportit, Telekomunikcionit në një strukturë që do mbulojë posaçërisht Transportin dhe Zhvillimin e Infrastrukturës, me fokus politikën e transportit dhe infrastrukturën dhe një strukturë e re që do mbulojë boshllëkun e mungesës së politikave në zhvillimin urban.Ristrukurimit do i nënshtrohet Ministria e Bujqësisë, e cila do të bëhet Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Ministrisë së Arsimit i bashkohet edhe Sporti e do të bëhet e Arsimit dhe Sportit, Ministria e Bujqësisë, do të bëhet Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, ndërsa Ministria e Punës do të kthehet në Ministrinë e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë. Ministria e Kulturës do të jetë një ministr totalisht më vete.Kryeministri i ardhshëm do të ulë në kabinetin e tij 3 ministra që ai i quan Minsitrat për Shtetin, ku një ministër do të ngarkohet për Inovacionin e Administratës publike, një për Çështjet vendore, dhe një për Marrëdhëniet me Parlamentin.Ndërkohë, edhe pse do i nënshtrohen një reforme të thellë, 8 ministri mbeten të pandryshuara, përjashtuar Ministrinë e Shëndetësisë që i shtohet dhe Mbrojtja e Konsumatorit.Në fund të deklaratës së tij, Edi Rama, premtoi se brenda fundit të muajit do të bëhen publike edhe emrat e ministrave, ndërsa pak çaste më vonë, në rrjetin social “Twitter”, shkroi se qeveria e re do të ketë numrin më të madh të grave në historinë e vendit.Përbërja e qeverisë se re:Një zv.kryeministër pa portofol, i cili do të fokusohet në çështje specifike për të çuar përpara prioritetet.Ministria e Financave nuk ndryshon në kompetenca por do të ketë reformë të brendëshme strukturore.Ministria e Brendshme nuk ndryshon në kompetenca por do të ketë reformë të brendëshme strukturoreMinistria e Mbrojtjes nuk ndryshon në kompetenca por do të ketë reformë të brendëshme strukturoreMinistria e Jashtme nuk ndryshon në kompetenca por do të ketë reformë të brendëshme strukturoreMinistria e Integrimit Europian e cila do të marrë një formë të re, në kushtet kur bëhet e domosdoshme për t’i dhënë fund një periudhe të stërgjatë kaosi në funksion të kryerjes së detyrave për agjencinë.Ministria e Drejtësisë nuk ndryshon në kompetenca por do të ketë reformë të brendëshme strukturoreMinistria e Ekonomisë do të ndahet në dy ministri, në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, Tregëtisë dhe Sipërmarrjes që do të mbulojë sektorët e zhvillimit  dhe në Ministrinë e Energjisë dhe Industrisë, që do të mbulojë me përparësi e fokus të plotë projektet e zhvillimit në fushën e energjisë me impakt kombëtar rajonal dhe të gjithë pjesën që kanë të bëjnë me hidrokarburet dhe industrinë e lehtë.Ministria e Punëve Publike, Transportit, Telekomunikcionit  do të ndahet në dy ministri, në Ministrinë e Transportit dhe Infrastrukturës me fokus politikën e transportit dhe infrastrukturën dhe Ministrinë e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, që do mbulojë boshllëkun e mungesës së politikave në zhvillimin urban.Ministria e Bujqësisë do të kthehet në Ministrinë e Bujqësisë Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujrave.Ministria e Arsimit do të bashkohet me Ministrinë e Sportit dhe do të quhet Ministria e Arsimit dhe Sportit.Ministria e Shëndetësisë nuk ndryshon në kompetenca por do të ketë reformë të brendëshme strukturore, dhe do të quhet Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes së KonsumatoritMinistria e Kulturës, pa shtesat e tjera, që do fokusohet te kultura dhe trashëgimia e saj.Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë.Ministria e Mjedisit me kompetenca ekskluzive për mjedisin.Ministrat e Shtetit:Ministër për Inovacionin dhe Administratën PublikeMinistër për Marrëdhëniet me ParlamentinDo të ketë një Ministër për Çështjet Vendore, që do mbulojë gjithë fushën e mbetur bosh pa koordinim mes pushtetit vendor e qeverisë, por edhe çështje të komuniteteve, në raport me pushtetin vendor.“Komitetet që do të drejtohen nga kryeministri do të shkurtohen në mënyrë drastike  dhe do jenë komitete të mirëfillta pune për prioritetet dhe koordinimin e energjive për zhvillimin e vendit. Në fillim të muajit të ardhshëm do të paraqesim edhe përbërjën nominale të qeverisë së re. Do të ketë shkurtim drastik të komiteteve ndërministrore dhe redkutim të numrit të tyre në funksion të rritjes së fuqisë koordinative të këtyre komiteteve”, përfundoi Rama.Fidel Ylli: Gati të lë mandatin për postin e Ministrit të SportitNdërkohë deputeti i PS-së Fidel Ylli është shprehur i gatshëm të lërë mandatin për postin e ministrit të Sportit.Sipas tij, një ministri më vete për sportin është një luks i madh por është edhe e domosdoshme.“Jam gati të lë mandatin për postin e Ministrit të Sportit. Kemi programin e duhur për sportin, investimet në këtë fushë, ulin shpenzimet për shëndetësinë. Misioni im është t'i shërbej zonës zgjedhore dhe Partisë Socialiste.  Do të bëjmë  ndryshime rrënjësore në sport, duke filluar me bazën ligjore” është shprehur Fidel Ylli.