Djegia e mbetjeve urbane në Vlorë, shqetësim për banorët por edhe për turistët

Mbetjet urbane në qytetin e Vlores digjen vetëm 300 metra vije ajrore larg qendrës historike.Kjo vjen si pasojë e mungesës ndër vite të një landfilli. Diegia e mbeturinave në fushën e aviacionit, sjell jo vetëm ndotje të ajrit në qytet, por për banesat që janë ngritur pranë kësaj zone, ekziston rreziku i përhapjes së sëmundjeve.I pyetur mbi këtë problem, Genti Sherifaj, shef i shërbimeve pranë Bashkisë Vlorë, është shprehur se ka patur një fond prej 10 milionë lekë të rinj, por ai ka qënë i pamjaftueshëm, pavarësisht se kërkesat për plotësimin e tij kanë qënë të shumta.Duket se e vetmja zgjidhje mbetet riciklimi ose groposja e mbetjeve urbane, që do të kryhet në vazhdimësi vetëm nga ndërmarjet në varësi të Bashkisë Vlorë. Era aspak e këndshme dhe smogu që pushton Vlorën në këto ditë të nxehta vere, janë duke shoqëruar sezonin turistik në qytetin bregdetar, ku numri i turistëve është tepër i lartë.