Berisha: S`do miratojmë asnjë vendim që është kundër programit të majtë

Kryeministri Berisha e nisi sot mbledhjen e qeverisë, me një urim për kryetarin e ri të Partisë Demokratike Lulzim Basha.“Kjo është mbledhja e parë që unë drejtoj qeverinë, por s’jam njëkohësisht kryetar i PD-së.Unë e di që ia keni uruar personalisht, por t’ia urojmë dhe sot. T`i urojmë suksese në detyrën e re” u drejtuar Berisha ministrave.Gjithashtu kryeministri në detyrë Berisha garantoi se nuk do miratohet asnjë ligj dhe vendim që ndërhyn në programin e qeverisë së re.“Ne do të vazhdojmë të miratojmë vendimet dhe ligjet sipas programit tonë. Asnjë ligj dhe vendim që ndërhyn në programin e qeverisë tjetër nuk do të miratohet” tha Berisha duke përmendur edhe ligjin për shërbimin shëndetësor.Për këtë të fundit ai theksoi se nuk do të miratohet pasi mazhoranca e re ka premtuar një shërbim shëndetësor falas prandaj dhe qeveria nuk mund të ndërhyjë.“Zoti ministër nuk do mund të pranohet. Shqiptarëve u është premtuar shërbim shëndetësor falas pa kontribute, ne nuk vazhdojmë me kokëfortësi. Ndahemi në dy filozofi, e kuptoj që krijon vështirësi, por të ngremë institucione që në programin e forcës politike nuk ekzistojnë nuk mund të bëhet. Programi jonë premton shërbim falas për ata që nuk mund të paguajnë dot kontribute”, tha Berisha.Berisha: Keqardhje që nuk rrita ndihmën ekonomikeGjithashtu kryeministri shprehu keqardhjen e tij për pamundësinë e rritjes së ndihmës ekonomike gjatë mandatit të tij qeverisës.Ndërsa e ka cilësuar  këtë çështje si keqardhjen e tij më të madhe, Berisha theksoi se shpreson që qeveria e re ta bëjë një gjë të tillë. Sipas tij Shqipëria i ka të gjitha mundësitë për të luftuar varfërinë ekstreme dhe kostoja e rritjes ekonomike është e përballueshme.“Ne rrisim rrisim pagat, por nuk arritëm të realizojmë rritje të ndihmës ekonomike për ata që ishin në varfëri ekstreme.Nëpërmjet përdorimit të regjistrave dixhitalë mund të bëhet një pastrim i madh i informalitetit në ndihmën ekonomike. Nga lufta kundër informalitetitdo të mund të dilnin fondet e mjaftueshme për të rritur mbi kufirin e varfërisë ekstreme ndihmën për këta qytetare. Dhe kjo nuk është një kosto e përpaballueshme por procesi u zgjat për arsye objektive dhe për arsye të burokracive.  Dhe unë ndihej keqardhje që kjo nuk u realizua”, theksoi Berisha.Berisha: Sulmet e Ramës ndaj koncesioneve, të rrezikshmeNdërsa i është referuar deklaratave të Ramës se qeveria e re do të anulojë çdo koncesion, kryeministri Berisha theksoi se qeveria do të vazhdojë ushtrimin e detyrave të veta deri në mbledhjen e fundit të saj.Ai cilësoi deklaratat e Ramës për prishjen e koncesioneve si të pabaza pasi qëllimi i tij është vetëm gjobëvënia."Një forcë politike që me megafon zotohet se do të anulojë këtë po atë koncesion pa paraqitur qoftë një argument të vetëm apo dosjen në gjykatë tregon se nuk asnjë qëllim tjetër veç gjobëvënies, dhe kjo është e rrezikshme. Nuk duhet harruar se asgjë në botë nuk trembet më shumë se paraja. Nëse nga selia mavi çdo ditë bëhen deklarata se do anulojmë këto apo ato do të thotë që qindra investitorë do rezervohen shumë për të investuar.Çdo kontratë, apo vendim është transparent dhe i plotë dhe mund të merret jo vetëm nga forca politike në pushtet sa është i bazuar në ligj.  Sulmet e Ramës janë  jashtëzakonisht të rrezikshme. Qeveria nga viti 2008 deri më sot ka firmosur 130 kontrata për ndërtimin e 370 hidrocentraleve. Ne miratojmë ndërtimin e HEC-eve Driza 1, Çadër, Zall Xhuxh, Plepi, Kalvar, Viligj, etj”, tha Berisha.