Tiranë, zhduket prej 4 ditësh 16-vjeçarja
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Korrik 2013, 10:48
Një 16-vjeçare nga Tirana rezulton e zhdukur që prej 4 ditësh ndërsa ende nuk dihet asgjë për të.Xhensila K është larguar nga shtëpia më datën 20 korrik dhe që atëherë nuk është kthyer më pranë familjes.Denoncimi për zhdukjen e 16-vjeçares është bërë në komisariatin numër 6 në Tiranë nga familjarët e saj.Pas marrjes së denoncimit menjëherë uniformat blu të kryeqytetit kanë nisur kërkimet për gjetjen e 16-vjeçares.