Vlorë, 34-vjeçari tenton vetëvrasjen, policia: Ishte në gjendje depresive

Një 34-vjeçar ka tentuar të vetëvritet në qytetin e Vlorës.Ngjaria ka ndodhur në lagjen 10 Korriku, ku 34-vjeçari, Ylli Hyskaj, është vetëqëlluar me armë zjarri çifte.I mbetur i plagosur rëndë për jetën, 34-vjeçari është përcjellë në spitalin rajonal të Vlorës për të marrë ndihmën e parë mjekësore, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë, të cilat kanë nisur hetimet e para dhe marrjen e deponimeve përkatëse nga familjarë e dëshmitarë në vendin e ngjarjes.Hetimet e para flasin për një gjendje depresive të këtij personi, i cili mendohet se jetonte vetëm në banesë.