Gjuetarët e Korçës japin alarmin: Gjuetia e paligjshme po zhduk kafshët e rralla
Gjuetia e paligjshme në sezonin e shumimit të gjahut, po shkatërron tërësisht faunën në Qarkun e Korçës.Kjo gjueti ilegale që po kryhet në një kohë të papërshtatshme, ka bërë që kaprolli, lepuri i egër dhe thëllëza, të cilat kafshë dhe shpendë karakteristike të rajonit juglindor, të zhduken dita - ditës.Sipas kryetarit të shoqatës së gjuetarëve në Korçë, Sezai Shehu, ajo që po ndodh, fare mirë mund të konsiderohet si një masakër, pasi po zhduket dhe shkatërrohet gjithë fauna e vendit tonë.Shehu ka kërkuar dhe kontributin e Drejtorisë së Shërbimit Pyjor dhe policisë së rendit për kapjen e gjuetarëve të cilët mbajnë armë gjahu pa leje.Deri më sot, pavarësisht deklaratave të kryera, si nga shërbimi pyjor por edhe nga policia e rendit, nuk ka asnjë person të vënë para drejtësisë për shkatërrimin e madh të kësaj pasurie që ka qyteti juglindor.