Punimet artizanale në Gjirokastër, qëndisjet e rralla tërheqin turistët e huaj
Frekuentimi i qytetit të Gjirokastrës nga turistët e huaj, ka rritur edhe dëshirën për të blerë punime artistike të punuara nga duart e artizanëve vendas.Përveç punimeve në dru, hekur dhe gur, një vëmendje të veçantë tursitët po i kushtojnë edhe punimeve me grep e qëndisje. Vjollca Mezini, prej më shumë se 15 vitesh vazhdon të punojë plot pasion e dëshirë, dantella dhe qëndisje të ndryshme në tekstil.Me dhjetëra shtëpi gjirokastrite, por edhe nga vende të ndryshme të botës, janë zbukuruar gjatë këtyre viteve nga punimet e dorës së saj. Ajo thotë se në punimet e saj mundohet të nxjerrë përherë gjëra të reja, të artizanatit dhe traditës gjirokastrite, madje ka risjellë në jetë punimet e 50 viteve më parë, të harruara prej kohësh.Mezini thotë se kërkesat e shumta kanë bërë që ajo të afrojë edhe gra të tjera që të ushtrojnë këtë profesion.