Berisha: Lulzim Basha, suksesi i të riut shqiptar. Zgjedhjet, provë për demokratët

Kryetari i dorëhequr i PD-së Sali Berisha ka uruar pasuesin e tij, Lulzim Basha për fitoren në këto zgjedhje, duke e vlerësuar atë si një histori suksesi të të riut shqiptar.Në një konferencë për shtyp nga selia Blu, Berisha ka vlerësuar fitoren e Bashës me një mbështetje plebishitare nga anëtarësia e PD-së ndërsa ka shtuar se në udhëheqjen e tij, Partia Demokratike do të ketë një fillim të ri të fuqishëm.“Jam këtu për të uruar përzemërsisht kryetarin e ri të Partisë Demokratike, z. Lulzim Basha I cili u zgjodh në një votë plebishitare të anëtarësisë së Partisë Demokratik në votimin e djeshëm një anëtar një votë. Z. Lulzim Basha përfaqëson suskesin e të riut shqiptar i cili në një moshë shumë të re, gjimnazist do të meritonte të përfaqësonte në KQZ partinë e tij, PD-në, në zgjehdjet e para pluraliste të vednit. Më pas si qindra të rinj shqiptar që dolën në liri studio në një nga universitetet më të njohura të Europës” tha Berisha ndërsa i ka bërë edhe një rezume jetës së tij politike gjatë këtyre viteve.Gjithashtu Berisha ka vlerësuar edhe procesin e votimit për kreun e ri të Partisë Demokratike duke shtuar se ai ishte një provë që demokratët e kaluan në mënyrë të shkëlqyer.“Partia Demokratike është parti e vlerave, parimve, më të shkëlqyera, më të larta dhe ajo jo se ka pasur shkop magjik por se ka pasur një program me vlera dhe parime. PD-ja ka arritur të shënojë në biografinë e saj suksese dhe arritje të mëdha. PD-ja ka mbetur në Europën ish-komuniste forca e themeluar në vitet 90 më e fuqishme. PD-ja faktoi dje para shqiptarëve se është një forcë e vlerave.  Dje votuan mbi 41 mijë anëtarë duke befasuar, duke dëshmuar që pavarësisht nga rezultati i 23 qershorit demokratët mbeten të pathyeshëm. Ndaj dhe unë do të shpreh edhe mirënjohjen time më të thellë ndaj tyre” u shpreh Berisha.Berisha: Ja çfarë i thashë dy kandidatëve para garësGjithashtu kreu i dorëhequr i PD-së Sali Berisha zbuloi edhe komunikimet që ka bërë para nisjes së garës me dy kandidatët për lidershipin e ri Lulzim Basha dhe Sokol Olldashi.“Do iu them dy sekrete. Jo dje por pardje ju kam kërkuar dy kandidatëve se listat janë këto. Kur ndodh një fenomen i papritur nuk mund të pretendonim të kishim regjistrin më të përsosur, midis asaj që PD duhej të ngrihej me shpejtësi në këmbë dhe asaj tjetër që të ndërmerrej një proces i tejzgjatur burokratik dhe unë zgjodha të parin. 41 mijë votues faktuan se kisha të drejtë. Nuk e prisja ketë pjesëmarrje te jashtëzakonshme për afatin. Të jem i hapur një ditë para i kërkova të dyve të vendosim një fletore anash dhe të votojnë të gjithë ata që kanë dokumentin e partisë,. Nuk arrita ti bind dhe unë pranova se ata ishin në garë jo unë. Së dyti, ditët e para iu kam duruar një mesazh konfidencial, të dashur miq kjo garë nuk është garë mes aksionerëve, ai që nuk fiton do pranojë humbjen dhe do mbështesë fituesin. I falënderoj të dy se nuk kam marrë fedback negativ për këtë kërkesë, të cilën si kryetar në detyrë ia paraqita”, tha Berisha.Berisha:  S’do e kryesoj seancën e parë. Betejë pushtetit të dalë nga krimiGjithashtu Berisha nuk do të bëjë hapjen e seancës së parë të Kuvendit të ri, si deputeti më i vjetër duke e quajtur të padenjë kryesimin e saj, pas instalimit të një pushteti të dalë nga krimi, droga e vjedhja e votës.“Do e kisha kryesuar seancën e parë nëse ky pushtet nuk do kishte ardhur nga klani i drogës, krimi dhe blerja e votës, janë këto arsyet që nuk e konsideroj aspak të denjë kryesimin e asaj seance dhe nuk do e bëj, në grup fuqishëm, do të jem aty zëri i pamposhtur i demokratëve të Shqipërisë” tha Berisha.Ai ka theksuar se tashmë do të bëjë një betejë të fuqishme ndaj pushtetit të dalë nga vjedhja e votës.“Kam qenë një njeri që merresha me veten, në çdo detyrë kam mbetur një njeri që punon, e vetmja gjë që nuk duhet të ketë asnjë preokupim, se cfarë do të bëjë ky njeri, do bëjë betejë të fortë pushtetit që doli nga mashtrimi dhe do jeni dëshmitarë, do bëjë betejë të fuqishme pushtetit që bllokon numërimin e votave se është faktuar se ka në shpinë thesin me votat e vjedhura, unë me ushtrinë e demokratëve të jashtëzakonshëm do të ecë përpara, i bindur të jesh që unë kam dhënë dorëheqjen në mënyrën më të vendosur dhe atë vendim se kam vënë kurrë në diskutim e s’kam shprehur keqardhje për asnjë sekondë, nga dita që e kam shpallur publikisht” tha Berisha.I pyetur nëse do të përsëritet sërish e njëjta histori si me Edi Ramën kur ishte edhe kryetar partie dhe kryetar Bashkie, Berisha është shprehur se kjo nuk mund të krahasohet."Ka qënë një kohë kur Rama mbushte me plehra dhe me protesta Tiranën, Basha nuk mund ta bëjë këtë. Ka qënë një kohë kur Rama trefishonte personalin e bashkisë kur ne çonin fonde, Basha nuk mund ta bëjë këtë. Ka qënë një kohë kur lejet e ndërtimit merreshin nga klanet, Basha nuk mund ta bëjë këtë. Janë rrethana krejt të pakrahasueshme.  Gjithçka testohet në të ardhmen” është shprehur Berisha