Greqi, hetime për të arratisurit shqiptarë, policia në kërkim të bashkëpunëtorëve

Prova të reja kanë dalë rreth aktivitetit të Marian Kolës dhe  grupit të tij gjatë arratisjes disa ditore nga burgu i Trikalas. Sipas policisë greke besohet se shqiptarët e arratisur janë ndihmuar nga disa njerëz të tjerë dhe kjo bazohet në furnizimin e shpejtë më armë  Kallashnikov.Provat balistike treguan se arma e përdorur në përballjen me policinë në fshatin Vrosina është përdorur  dhe në sulme të armatosura kundër postblloqeve të policore në Boeotia në 16 qershor.  Në sulmet e mëparshme  ku u vra një 25-vjeçave greke dhe polici grek, provat tregojnë se shqiptarët e arratisur kanë përdorur armë të tjera.Të dhënat e reja përforcojnë besimin e zyrtarëve të lartë të policisë se Marian Kola është mbështetur  nga një rrjet tjetër të cilët i kanë dhënë atij dhe grupit tjetër armë, madje edhe strehim.Një element thelbësor që mund të çojë në zbulimin e këtij grupi duket se do të jenë tabulatet e telefonave celulare.Ndërkohë ministri i Rendit Publik Nikos Dendias tha se forcat e policisë do të bëjnë të pamundurën që të gjejnë edhe të arratisurin tjetër nga burgu i Trikalas Ilir Kupa.  Ai mendohet se nuk ka mundur  të largohet shumë nga vendngjarja megjithatë autoritetet policore greke kanë një optimizëm të përmbajtur për ecurinë e operacionit, në të cilin kërkimet vazhdojnë edhe nga ajri.11 të burgosur, të gjithë shtetas shqiptarë, u arratisën nga burgu i Trikalas, më 23 mars të këtij viti. Të gjithë ishin të dënuar për grabitje dhe vjedhje.Në fillim të muajit, forcat speciale greke të angazhuara në operacionin për kapjen e të arratisurve vranë dy prej tyre me të paktën 20 plumba në trupin e secilit.