Lefter Koka: Duhet të ketë një ristrukturim të formatimit të qeverisë

I ftuar në intervistën e mbrëmjes në RTV “Ora News”, deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, e Lefter Koka, ka folur për situatën paszgjedhore dhe qeverisjen e majtë.“Proçesi në tërësi ndryshe nga zgjedhjet e tjera nuk ka shqetësime të mëdha nga forcat politike. Rasti i LSI-së konsiston në qarkun e Kukësit ku janë të gjitha faktet e nevojshme për të kontestuar rezultatin. Do te rinumërohen mbi 15 kuti dhe ne presim edhe 1 mandat më shumë në këtë qark. Diferenca është rret 15 vota por janë rreth 150 vota që bëjnë ndryshimin”, u shpreh Koka.Në lidhje me vendimin e Kolegjit Zgjedhur për ta quajtur të pavlefshëm proçesin e rinumërimit të votave në qarkun e Lezhës, Lefter Koka u shpreh:“Rinumërimi i votave në qarkun e Lezhës nuk ishte i nevojshëm dhe vendimi i Kolegjit Zgjedhor për këtë çështje ishte i drejtë. Vendimi i Kolegjit duhet të jetë i njëjtë edhe për Shkodrën.Të dy kandidatët për kryetar të PD-së në fushatën e tyre zgjedhore e pranuan humbjen dhe dhanë versionin e tyre për këtë humbje. Humbja erdhi si pasojë e largimit me bazën të drejtuesve të PD-së dhe pikërisht ky largim i ndëshkoi me votë. Nuk është një veprim i denjë për një kryeministër që ka vitë në politikë që mos të mbajë fjalën e hapjes në parlamentin e ri shqiptar. Etiketime të tilla nuk i bëjnë mirë klimës politike. Këto nuk janë qrgumenta që I shërbejnë politikës”.Deputei i LSI-së, ka folur gjithashtu edhe në lidhje me takimet e ditëve të fundit midis kreut të Partisë Socialiste dhe njëherësh kryeministër i zgjedhur, Edi Rama dhe kreit të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta.“Rama Meta do ti kenë takimet edhe më të shpeshta, janë dy drejtues të dy forcave politike qeverisëse të cilët në Shtator i presin sfida shumë të mëdha. Rezultai i 23 Qershorit është një këmbanë për të gjitha forcat politike. Koalicioni i majtë pati një fitore plebishitare dhe duhet të përgjigjet me të njëjtin përkushtim. Rama Meta janë një binom që mund të bëjnë më të mirën për këtë vend dhe kanë vullnetin dhe njerëzit e duhur për të bërë ndryshimet e duhura.E rëndësishme është struktura qeverisëse, bashkimi ose ndarja në sektorë të ndryshëm të qeverisë. Duhet të ketë një ristrukturim të formatimit të qeverisë”, tha Koka.