Qëlloi burrin me thikë, "detyrim paraqitje" për Arlinda Asllanin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Korrik 2013, 09:39
Gjykata e Fierit ka caktuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për Arlinda Asllanin, 23-vjeçaren e cila plagosi me thikë bashkëshortin e saj.Ngjarja ndodhi 3 ditë më parë në fshatin Vajkan të Fierit ku 23-vjeçarja qëlloi me thikë bashkëshortin e saj Besnik Asllanin 34 vjeça pas një konflikti me të.Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në një lokal pasi çifti Asllani kishte konsumuar pije alkolike.