Kolegji Zgjedhor shqyrton ankimimin e LSI-së për Kukësin
Kolegji zgjedhor ka nisur shqyrtimin e ankimimit të Lëvizjes Socialiste për Integrim, e cila kërkon numërimin e disa kutive për qarkun e Kukësit.LSI pretendon se mund ta marrë ajo mandatin e katërt në këtë qark dhe jo Partia Demokratike, pasi rezultati është shumë i ngushtë: vetëm 15 vota.Përfaqësuesi i LSI-së Ilirjan Muho është shprehur se vendimi i KQZ-së është i pambështetur në prova dhe në ligj.Gjithashtu pritet që Kolegji të japë sot vendimin për rinumërimin e Shkodrës që vijon ende në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.Partia Socialiste ka ankimuar procesin dhe kërkoi që të merret i njëjti vendim si rasti i Lezhës. Por sipas përfaqësuesve të Partisë Demokratike rasti i Shkodrës nuk është i ngjashëm me atë të Lezhës.Po ashtu Kolegji pritet të vendosë sot edhe për ankesën e Dritan Prifiti i cili ka kërkuar rinumërim për gjithë qakrun e Fierit.