Kolegji Zgjedhor pranon ankimimin e PS-së, nuk njeh rinumërimin e KQZ të kutive të Lezhës

Kolegji Zgjedhor ka pranuar ankimin e Partisë socialiste për pavleshmërinë e rinumërimit të Qëndrave të Votimit në Qarkun e Lezhës dhe si rrjedhim nuk e njeh rinumërimin e bërë nga Komisioni qëndror i Zgjedhjeve për këtë Qark.Në një deklaratë të tijën, Nënsekretari për çështjet zgjedhore të PS-së, Koli Bele menjëherë pas vendimit, është shprehur se Kolegji Zgjedhor e ka lexuar ligjin siç duhet dhe sipas tij KQZ nuk kishte tagër ta bënte këtë rinumërim. Vendimi ka efekt edhe për Shkodrën dhe se veprimet e KQZ kanë qenë haptazi në kundërshtim me ligjin.“E rëndësishme është që Kolegji në ndryshim  nga KQZ e lexoi ligjin ashtu siç ligjvënësi e ka shkruajtur, konstatoi që veprimtaria e KQZ në këto shqyrtime administrative, për Lezhën,  por ka efekt edhe për Shkodrën, veprimet e KQZ kanë qenë haptazi në kundërshtim me ligjin. Nuk ka nevojë për stërhollime për të kuptuar se KQZ e urdhëruar politikisht e ka futur këtë fazë të proçesit në një qorrsokak, të cilin Kolegji Zgjedhor e zgjidhi duke kthyer ligjshmërinë në KQZ. Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve nuk kishte tagër ta fillonte këtë proçes dhe kjo vlen edhe për Shkodrën, pasi askush nuk e ka kërkuar një gjë të tillë. Përveç kësaj fillimi i shqyrtimit administrativ nga ana e KQZ-së në mënyrë të kurumit të kërkuar nga ligji me 5 anëtarë  është një veprim dukshëm dhe haptaz i kundraligjshëm. Çertifikimi I zgjedhjeve dhe proçesi në KQZ ka disa afate kohore të cilat duhen respektuar në mënyrë që votimi plebishitar I shqiptarëve për mazhorancëbn e re të finalizohet me ndarjen e mandateve dhe palët të kenë kohën për tu përgatitur për legjislaturën e re.PS ka bërë një ankim në Kolegjin Zgjedhor edhe proçedurën që po ndodh në Shkodër, dhe që ka të bëjë me përfundimin e afatit 10-ditor që ligji parashikon si kohë maksimale gjatë së cilës KQZ do të mund të shqyrtonte kërkesën ankimore për Shkodrën. Pra kërkesa ankimore e Partisë Republikane ëshëtë rregjistruar në datën 10 Korrik dhe afati ka dy ditë që ka mbaruar”, u shpreh Koli Bele.Ndërkaq, Nënsekretari për Çështjet Ligjore në Partinë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e cilësoi të paprecedentë vendimin e dhënë nga Kolegji Zgjedhor. Ai tha se është hera e parë që Kolegji jep një vendim të tillë në këto 12 vite.

“Vendimi shkakton handikap të madh. Kolegji Zgjedhor pranon kërkesën e PS për Lezhën, por ky vendim minon procesin e ankimimit, pasi i heq të drejtën partive të mëdha dhe të vogla të kërkojnë zgjidhje të problemeve të tyre në KQZ. Anullon mundësitë e çdo pale, ankimore që në kushtet e një bojkoti politik nga minoranca bën të jetë e pamundur që të bëjë një kërkesë dhe ajo të marrë zgjidhje nga KQZ. Lidhur me këtë duhet të reagojnë legjislatorët dhe t’i jepet zgjidhje këtij handikapi”, tha Bylykbashi.

Sipas tij, është parë një vjedhje e madhe dhe e hapur e bërë nga Partia Socialiste. Ai paralajmëroi se nuk do të përfundojë këtu, pasi PD do të dorëzojë një kërkesë ankimore në Kolegj.

“Në sytë e të gjtihë shqiptarëve është një vjedhje e hapur nga PS me 1200 vota, PD-së i është vledhur një mandat. Ky vendim ka anulluar një kapitull të tërë të Kodit Zgjedhor. Po ky Kolegj Zgjedhor do të duhet të shqyrtojë çfarë është bërë sot. Ne të gjithë e dimë, ujku ishte aty, dhe është e kotë të kërohen gjurmë të tjera.Askush nuk mund të errësojë atë vjedhje që doli në dritë të diellit”, u shpreh Bylykbashi.

Lidhur me qarkun e Shkodrës, Bylykbashi tha se ajo është një çështje tjetër, për të cilën do të ketë një shqyrtim tjetër.