FMN dhe BB mbërrijnë sot në Shqipëri
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Korrik 2013, 07:15
Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Botërore mbërrijnë sot në Shqipëri.Ekspertët nga të dy institucionet Ndërkombëtare Financiare do të realizojnë një sërë takimesh me krerët e institucioneve më të larta të vendit me të cilët do të diskutojnë për gjendjen ekonomike në vend dhe masat që duhet të merren.Përfaqësuesit e FMN dhe BB pritet të takohen edhe me kreun e selisë rozë, Edi Rama, me të cilin pritet të diskutohet edhe për marrëdhëniet e FMN-së me Shqipërinë .Vizita e ekspertëve në vendin tonë është e përvitshme dhe ka si synim analizimin e situatës ekonomiko-financiare dhe dhënien e këshillave.