Vrau me thikë ish-gruan, "arrest në burg" për Genci Çarçanin
Gjykata e Krimeve të Rënda la në burg Genci Çarçanin, 48 vjeçarin i cili vrau me thikë ish bashkëshorten e tij 3 ditë më parë në Tiranë.Çarcani u gjykua nga Krimet e Rënda kjo pas ndryshimeve të bëra në kodin penal si pasojë e të cilave të dyshuarit për krime brenda familjes do të gjykohen nga kjo gjykatë.Ndaj 48-vjeçarit rëndon akuza e vrasjes për shkak të marrëdhënieve familjare dhe mbajtjes pa leje të armëve të ftohta në mjedise publike ndërsa pas ndryshimeve në kodin penal Çarcani rrezikon të dënohet me burgim jo më pak se 20 vjet burg ose burgim të përjetshëm.Në masën e sigurimit 48-vjeçari mësohet se nuk foli mbi ngjarjen ndërsa krahas mediave në masën e sigurimit nuk u lejuan të merrnin pjesë as 2 vajzat e 48 vjeçarit.Krimi i rëndë ndodhi në rrugën "Tefta Tashko" në Tiranë, ku 46-vjeçarja jetonte prej dy vitesh me qira. Pas debateve në një nga lokalet e zonës viktima Valbona Çarçani është larguar por 48 vjeçari e ka ndjekur dhe e ka goditur 4 herë me thikë në rrugë të ndjerën duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.Pas arrestimit në polici autori e lidhi ngjarjen me gjendjen shëndetësore të ish-gruas dhe pamundësinë e saj për të edukuar dy vajzat e lindura nga martesa e tyre.Krimi i rëndë sipas Policisë, ndodhi për motive xhelozie, por vetë i arrestuari e ka mohuar këtë. Sipas Genci Çarçanit, krimin ai nuk e ka kryer për çështje xhelozie, por për shkak të debateve të vazhdueshme me ish-gruan në lidhje me mungesën e kontrollit që kishte ndaj të bijave.