KQZ rrëzon ankimimin e Dritan Priftit për rinumërim të votave
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka rrëzuar kërkesën ankimore të Dritan Priftit për rinumërim të votave në Fier.Përfaqësuesi ligjor i Dritan Priftit kërkoi rinumërim dhe rivlerësim të votave në 10 ZAZ të Fierit, zonë ku Prifti kandidoi si deputet i pavarur por kjo kërkesë nuk u pranua nga KQZ-ja.Përfaqësuesi ligjor i Priftit kërkoi nga KQZ që vetë anëtarët, të bëjnë kqyrjen e materialeve filmike, dhe më pas të veprohet në bazë të konkluzioneve që do të nxirren.Sipas tij, në këto zona duhet të realizohet procesi i rinumërimit, për të çuar në vend vullnetin e zgjedhësve, i cili sipas tij, është deformuar, në mënyrë të organizuar në favor të njerës apo tjetrës parti.Po ashtu KQZ rrëzoi edhe kerkesat e tjera ankimore te paraqitura për qarkun e Fierit.Prifti: Hajdutët e votave mbetën pa emër dhe pa u ndëshkuar nga ligjiI menjëhershëm ka qënë edhe reagimi i Dritan Priftit. Në një prononcim për mediat Prifti ka theksuar se ndodhet jashtë Parlamentit jo se nuk e votoi populli por se votat e tij u vodhën nga hajdutët profesionistë.“Hajdutët e votave mbetën pa emër dhe pa u ndëshkuar nga ligji. Unë mora 7 mijë vota pasi më vodhën edhe dhe 7 mijë vota të tjera. Më vjen keq që vendi unë nuk realizon dot zgjedhje pa vjedhje” është shprehur Prifti.Ai gjithashtu ka falendetuar të gjithë qytetarët e Fierit të cilët votuan për të në zgjedhjet e 23 qershorit.