Neptun me dyqan të ri tek Cristal Center, oferta për të gjithë të interesuarit
Neptun zgjeron rrjetin e dyqaneve në Shqipëri.Që prej së mërkurës Neptun do të hapë dyqanin e ri në Cristal Center duke zëvendësuar konkurentin e tij Euronics. Kjo kompani do të sjellë shumë oferta dhe ulje deri në 80% gjatë së mërkurës dhe të enjtes për të gjithë të interesuarit.Qëllimi kryesor i këtij investimi të Neptun është rritja e pranisë në këtë zonë të Tiranës duke zgjeruar hapesirën, produktet dhe shërbimet. Me blerjen e aktivitetit të dyqanit të Euronics, Neptun vazhdon të forcojë rrjetin prej 14 dyqanesh në gjithë Shqipëri.Drejtori i përgjithshëm i Neptun, Alexandros Kosenas, tregon se vendimi për të përfshirë aktivitetin e Euronics si pjesë të Neptun ishte një vendim shumë i rëndësishëm strategjik.Ndërkohë Manaxheria e Marketingut, Joana Korimi, shpjegon ofertat që do ti prezantohen vizitorëve të dyqanit të ri në Kristal Center.Kompania Neptun vepron në fushën e shitjeve me pakicë e shumicë dhe është pjesë e BALFIN GROUP. Rrjeti i dyqaneve Neptun ndodhet gjithashtu në 5 vende të Ballkanit në Kosovë, Maqedoni, Serbi Shqipëri e Mali te Zi.Fokusimi tek konsumatori, kombinimi i qëndrueshëm i vlerave, shumëllojshmëria e produkteve, shërbimeve, kanë bërë që Neptun, të jetë një nga kompanitë udhëheqëse e prestigjioze në tregun e pajisjeve elektronike në Shqipëri.Neptun tregton produktet e markave më të njohura të kompanive më prestigjoze në botë si LG, Samsung, Sony, Philips, Bosch, Beko, Tefal, Roëenta, Moulinex, Krups, Fuego, etj.